Ja si u krye vrasja që tronditi Milanon (Video)

Zbulohet videoja e kryerjes së vrasjes në Bruzzano të Milanos nga Kastriot Zhupa. Në kamera shfaqet Zhupa dhe disa të tjerë, ku përfshihen dhe dy patriotët e tij.

Zhupa bën një gjest me dorë, sikur do të thotë “do të kthehem”. Ai zhuket nga skena për t’u rishfaqur më vonë me një armë në dorë, të cilën ia drejton 41-vjeçarit Arben Kthella, duke i marrë jetën.

Burri bie në tokë pasi ka marrë tre plumba, ndërsa pranë tij duket kushëriri i tij, Mondi. Autori ka qëlluar edhe mbi Mondin, duke e plagosur në këmbë, por ai ka mundur të largohet dhe të fshihet në një lulishte. Gjithçka ndodh brenda 8 minutash, transmeton shekulli.

Burime nga policia italiane njoftuan se Zhupa është ndaluar brenda tre orësh. Ai akuzohet për vrasje të trefishtë në fshatin e tij të lindjes. Viktima e dytë e Zhubës, mësohet se është Sharara Ibrahimi, 36 vjeç.

Dy vite më parë, Kastriot Zhuba ka ekzekutuar në derën e shtëpisë së tij Fatjon Shtjefnin, pas një sherri që kishte bërë me të, ndërsa më pas qëlloi me breshëri mbi dy prindërit e tij duke i lënë të vdekur brenda ambienteve të shtëpisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button