21 shtatori mund të shpallet festë kombëtare në Shqipëri për shkak të vizitës së Papës

Deputetja demokrate Mesila Doda paralajmëron ndërmarrjen e një inisiative parlamentare për të shpallur 21 Shtatorin, ditën kur Papa Francesku vizitoi Shqipërinë, si festë kombëtare dhe ditën e përkujtimit të martirëve të besimit.
“Nisur nga mesazhet, debatet dhe propozimet e bëra nga miqtë e mi gjatë këtyre ditëve, kam mendur të institucionalizoj sugjerimet që kam marrë në një inisiativë të re parlamentare.

I propozoj gjithë kolegëve të mi të Parlamentit që të bashkohemi në inisiativën që të shpallim 21 shtatorin, ditën historike të vizitës së Papa Franceskut, si festë kombëtare dhe ditën e përkujtimit të martirëve të besimit.

Le të jetë një ditë ku të bashkohemi me lutje për të përkujtuar martirët e besimit të diktatures dhe ti nderojmë së bashku

pa vanitet, pa kotësira, pa dallime religjionesh, bindjesh politike a ndarjesh gjeografike.

Le të jetë një ditë ku të reflektojmë për të shkuarën dhe të ardhmen“, shkruan Doda në një postim në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button