Çfarë e bën një mashkull partnerin e parezistueshëm?

Historia mijëvjeçare e njerëzimit është e shënjuar nga joshëse dhe joshës të mëdhenj, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre. Nga femra, të cilat kanë hedhur në këmbët e tyre perandorë të mëdhenj, dhe burra të cilët e kanë mbushur jetën e tyre me aroma të ndryshme grash.

Që prej magjepsjes së femrave nga Kazanova, meshkujt e zgjuar kuptuan që bisedat e mprehta dhe ngacmimet me karizëm, kishin më shumë efekt sesa muskujt e tonifikuar e se buzëqeshjet e ngrira.

Çfarë bën një joshës i mirë?

Këta janë meshkuj ‘dinamit’ dhe të papërmbajtur. Gratë turren te ta, prehen në simpatinë e tyre dhe i adhurojnë ata për të gjithë jetën. Joshësit e mëdhenj kanë një erotizëm të veçantë. Kjo nuk ka të bëjë me muskujt e formuar, me fuqinë, famën apo një kartë krediti plot. Karizma seksuale, veçanërisht, është një grumbull karakteristikash jo të zakonta, si gjallëria e lartë, epshi dhe pasioni për gratë.

Poeti romantik Lord Bajroni kishte një paraqitje elektrizuese. Në shekullin e 19, Britania ishte mësuar tashmë me “Bajron-maninë”. Zonjave që u binte të fikët kur ai hynte në dhomë. Muskujt e tij të krekosur kombinoheshin me një dell femëror që ai kishte. Ishte i ndjeshëm dhe emocional si “një grua e veshur si burrë” me kostumin e tij luksoz.

Një tjetër kundërshti që e rriste karizmin e tij ishte e ecura e çalë, si rezultat i shtrembërimit të këmbës. Defektet e vogla bashkë me fuqinë mashkullore krijonin “magjepsje të çastit” e rrethonin një mashkull me shkëlqim.

Miti i djalit të keq

Joshësit e vërtetë grindeshin me njëri-tjetrin. Sipas psikologëve, emocionet e larta, intuita dhe mundësia për t’u pëlqyer, krijojnë një avantazh të madh erotik. Aktori David Niven ishte për shembull një djalë i keq. Ai gënjente, thyente rregullat, thoshte shaka të pista, dehej dhe tradhtonte gratë, madje edhe gruan e tij të dashur.

Por, në të njëjtën kohë, ishte një burrë i ëmbël, i sjellshëm, i kujdesshëm dhe i kuptueshëm. Ai kishte shumë të dashura që e adhuronin. Interpretimi i tij fin, mirësjellja e tij thumbuese dhe sharmi, ishin aq të “shijshme” sa një tortë franceze.

Zgjuarsia është seksi

Një mashkull kurrë nuk e fiton një grua vetëm me ëmbëlsi. Joshësit e mëdhenj përdorin trurin. Sigurisht, inteligjenca ndryshon ndërmjet “vrasësve të grave”, por ndryshimet janë ato që krijojnë rezultatin. Aldous Huxley, intelektuali anglez, i hollë, i gjatë me syze të rrumbullakëta, ngjante si një karkalec gjigant. Por, kur hyri në Oksford, u bë si një magnet dashurie për gra e zonja. Ai u martua me njërën syresh, me bukuroshen belge dhe gjatë 35 viteve bashkë, ai krijoi vepra tronditëse. Femrat vazhdonin t’i vinin rrotull. Ato kishin bërë një marrëveshje, martesa e tyre ishte e hapur dhe dashnoret e Huxley-t ishin të shumta, si në Angli dhe Hollivud, ku ai kaloi gjysmën e jetës.

“Ai ishte vulgar, cinik dhe brilant”, thotë njëra prej femrave. Kur martesa e të birit u prish, Huxley i tha të birit sekretin e tij: “Inteligjenca e pajis dashurinë me efektshmëri”.

Pushtuesit

“Vrasësit e grave” e trajtojnë dashurinë si një art. Si ndryshimi ndërmjet hapit në boks dhe atij në tango. Referuar Antikitetit, rezulton se dashuria kërkon art, imagjinatë, teatër, intuitë, pasion, magji për femra të veçanta dhe aftësi të sofistikuara fizike e psikologjike.

Në shekullin e 18, veneciani Xhakomo Kazanova, ishte Mikelanxheloja i dashurisë. Ai ndjeu se duhet të bënte me femrat, ato gjëra që mund ta bënin të dëshirueshëm. Ai ia përkushtoi energjitë dhe kreativitetin e tij femrave. Vishej në atë mënyrë që femrat ia ngulnin sytë dantellave dhe kadifeve të zbukuruara dhe hidhte parfumin sekret që kontrollonte dashurinë.

Gjatë darkave joshëse, ai bënte lojëra të tilla si kalimi i midhjeve nga njëra gojë te tjetra. I vetëdijshëm se femrat e dëshironin deri në zemërim, ai bëhej i fortë dhe ua deklaronte zonjave në vend dëshirën e tij. I mbushte gratë me vëmendje e lavdërime dhe kërkonte intimitetin e bashkimit të dy shpirtrave. Ai ishte një mjeshtër virtuoz i pasionit që nuk zbehej.

Arti i bashkëbisedimit

Nuk është burrë, shkruan Shekspiri, ai që me gjuhën e tij nuk fiton një grua. Femrat tërhiqen nga meshkujt që i ofrojnë një bisedë të mirë, që janë dëgjues të mirë dhe që e drejtojnë bisedën në tema të ndryshme.

Shkrimtari anglez i shekullit të 20, Roald Dahl, i joshte femrat me bisedat e tij. Me zërin prej baritoni, ai fliste me gratë me më shumë mprehtësi se më çdokënd tjetër. Miqtë thonë që ai ka fjetur me këdo nga perëndimi në lindje të Amerikës.

Ai e fitoi yllin e filmave, Patricia Neal (gruaja e tij prej 30 vitesh), me bisedat e tij mizore dhe ngacmimet komike, nën një darkë me qirinj. Si të gjithë joshësit e njohur.

Fytyra e joshësve të sotëm ka ndryshuar

Periudha e Mesjetës i favorizoi kalorësit, të cilët i fitonin gratë me vepra heroike. Periudha romantike preferonte errësirën, dashuri shkatërruese, ndërsa më 1960-n preferoheshin poetë ose muzikantë të zymtë me flokë me bisht. Tani kemi një version të ri, i cili reflekton pavarësi. Te femra me vetëbesim, ikonat e sotme erotike janë më pak maço, shumë shprehës, shumë vlerësues ndaj forcës së femrës dhe ambicieve të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button