Gruaja që bëri Papën të përlotet në Shqipëri

Murgesha Marie Kaleta, nga Hajmeli i Shkodrës, ishte një nga ata persona që folen para Papës, në lutjen që u zhvillua në katedralen katolike në Tiranë.

Jeta e kësaj gruaje 85-vjeçare, shenoi per Atin e Shenjte momentin me te dhimbshem, qe u komentua edhe si “perlotja e Papes”,  ne viziten 11 ore ne Tirane shoqeruar me gezimin dhe pritjen entuziaste te njerezve.

Eshte nga te paktat deshmi te gjalla qe i kane mbijetuar kohes se eger te komunizmit. I eshte perkushtuar Zotit, atehere kur thote se ka degjuar edhe thirrjen e tij, ne moshen fare te re, vetem 10 vjeç. Moshe ne te cilen, nen ndikimin edhe te xhaxhait te saj, Ndoc Suma, nje nga 40 martiret qe jane ne proces kanonizimi nga Vatikani, Maria u fut ne kuvend, prej nga doli 17 vjeç dhe kur u perball me fillimin e persekutimit te familjes se saj, qe jetonte edhe me xhaxhanë.

Por pavaresisht fatit te keq te xhaxhait te saj dhe gjithe klerikeve qe guxonin te praktikonin ritet fetare, Moter Maria Kaleta vijoi fshehurazi pagezimin e femijeve ne ato familje qe thote se kishte besimin se nuk do ta padisnin, por edhe ka rrezikuar. Ne kushte ekstreme, kur kujton se ka pagezuar femijen e nje komunisti me uje kanali, kur gjate diktatures punonte ne kooperative, ne fshatin Pistul te Komunes Hajmel te Shkodres.

“Faleminderit Zotit se ata fshatarë nuk më kanë kallëzuar. Kanë qenë komunistë, por nuk më kanë kallëzuar”, thotë murgesha Marie.

Moter Marie Kaleta morri perqafimin e atij qe quan Jezu Krishti mbi toke, nje moment qe as ne endrren me te bukur thote se nuk e kishte imagjinuar, kur kujton sa i eshte dashur te rrezikoje per ushtruar ritet dhe besimin gjate diktatures.

“Faleminderit Zotit për këtë ëndërr që u bë realitet. Nuk e kisha menduar kurrë se do të arrija këtë gjë”, thotë murgesha.

Vetem me ngushellimin tek Zoti shpjegon mbijetesen e saj gjate rregjimit komunist, ne token qe u mundua te zevendesonte Zotin, siç mediat e huaja dje e quanin Shqiperine e asaj kohe. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button