Siri, ekzekutohen barbarisht 9 persona, mes tyre edhe një fëmijë

Në Siri, të paktën nëntë njerëz, duke përfshirë një fëmijë, u vranë me gjakftohtësi nga forcat besnike të regjimit në një pikë kontrolli në krahinën e Damaskut.

Mediat e huaja duke raportuar lajmin e kanë cilësuar ngjarjen si të pashembullt dhe barbare.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, lajmi u raportua fillimisht nga aktivistët e OJQ-së së Vëzhguesve të opozitës siriane për të Drejtat e Njeriut (Osdh).

Ata bënë sërish thirrje për masa urgjente për të ndalur dhunën në Sirinë e drejtuar nga Bashar-al Assad, citohen vëzhguesit të kenë thënë nga transmetuesi ‘Al Arabiya’

Lajme të ngjashme

Back to top button