Shefqet Krasniqi nuk bëri thirrje për luftë, por për lutje! (Video)

Në një shkrim të publikuar nëpër media, është cituar një pjesë e shkëputur nga një ligjëratë e Dr. Shefqet Krasniqit, e mbajtur dy vjet më parë.

Në këtë shkëputje thuhet: “Gjaku po derdhet çdo ditë dhe ne kemi përjetuar një pjesë të asaj çka po përjetojnë vëllezërit dhe motrat tona në Siri… Nuk është lehtë të derdhet gjaku i myslimanit, por Allahu është i madh dhe ne nuk kemi gjë tjetër çfarë të bëjmë, përpos të marrim pjesë me vëllezërit dhe motrat tona”.

Duke u bazuar në këtë, Dr. Shefqet Krasniqi akuzohet se ka nxitur njerëz të marrin pjesë në luftën që po bëhet në Siri.

Por e vërteta është krejt ndryshe. Nëse, së paku në këtë video e dëgjojmë me vëmendje ligjëratën e hoxhës (nga min. 16:24), shohim se hoxha nuk thotë “…ne nuk kemi gjë tjetër çfarë të bëjmë, përpos të marrim pjesë me vëllezërit dhe motrat tona”, por thotë: “…ne nuk kemi gjë tjetër çfarë të bëjmë, pos me dua të marrim pjesë me vëllezërit dhe motrat myslimane…”.

Pra shihet qartë, së paku nga kjo video e cituar që hoxha i nderuar ka bërë thirrje që të bëhet dua (lutje) për muslimanët në Siri, e jo të merret pjesë në luftë…/Shembulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button