BDI dënon reagimin e Qeverisë ndaj SHBA-ve

Reagimi i Ministri së Jashtme ndaj Ambasadës së SHBA-së në Shkup është marrë në mënyrë të pavarur, pa konsultim paraprak të partnerëve të koalicionit, reagojnë nga BDI.

“Kjo që po ndodh sot nuk është për t’u përshëndetur dhe në fakt është për të shprehur keqardhje…Ky hap është ndërmarrë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe jo nga qeveria. MPJ-ja është dikaster i veçantë në kuadër të qeverisë dhe nuk është se është konsultuar partneri i koalicionit apo zhvilluar negociata në nivel të VMRO DPMNE-së dhe BDI-së lidhur me notën e protestës që i është dorëzuar ambasadës së SHBA-së në Maqedoni..”, deklaroi Artan Grubi, Shef i Kabinetit të kreut të BDI-së Ali Ahmeti.

Grubi madje shtoi se BDI-ja nuk do të lejojë që gjeste të tilla “infantile” siç i quajti ai, të cenojnë marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Shkupit. Megjithatë, për profesorin Mersel Bilalli, reagimi i BDI-së duhej të ishte akoma më i ashpër, pasi VMRO-ja cenon seriozisht marrëdhëniet me një nga partneret më të rëndësishme të saj.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Hahaha. Sa hipokrita qè jeni. Nuk ka dènim , por ka lèshim te qeverisè pèr shkaqe parimore.
    Dhe Grubi,mos e shaj Dhandrin se po tè idhnohet Ermira. Hahaha

Back to top button