Ivon: do të ndihmojë profesionalizimin e administratës

Ministri për informatikë dhe administratë Ivo Ivanovski dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Kristofer Ivon, kanë firmosur memorandum për bashkëpunim për financim të projektit ‘Mbështetje për reformat në administratën publike’.

Vendosja dhe menaxhimi i procesit të udhëheqjes me resurset njerëzore të bazuar në kompetencat në administratë është qëllimi i projektit, tha Ivanovski.

“Kemi vendosur metoda të njohura ndërkombëtare për vlerësim dhe përmirësim të cilësisë së punës dhe menaxhimit në administratë, siç është programi CAF. Kemi realizuar përgatitje dhe trajnime në udhëheqësin e mesme për zbatimin e sistemit të themeluar në kompetencat në rregullimin e sistematizimeve, procedurave të punësimit, përsosjen profesionale dhe zhvillimin e të punësuarve. Në këto suaza janë zbatuar 22 trajnime në nivel qendror dhe lokal, me rreth 440 persona profesionistë të punësuar nga udhëheqësia e mesme”, tha Ivanovski.

Ai shtoi se programet e reja në periudhën e ardhshme, përmes ndihmës eksperte dhe teknike, do të kontribuojnë drejt zhvillimit të punësuarve dhe përparimin e kompetencave të tyre që të sigurojnë servis efektiv për qytetarët, përmes trajnimeve, mentorimit, debateve dhe punëtorive, doracakeve etj.

“Vitin e ardhshëm, programi do të orientohet edhe ndaj përgatitjes së kandidatëve për punësim dhe intervistim të bazuar në kompetencat, i cili ka për qëllim të kontribuojë ndaj profesionalizimit të mëtutjeshëm të administratës në Republikën e Maqedonisë”, shtoi Ivanovski.

Ambasadori britanik Kroistofer Ivon theksoi se rezultatet e këtij projekti do të jenë të dukshme për disa muaj, që do të kontribuojë për profesionalizim më të madh të administratës dhe shërbim më të madh për qytetarët e Maqedonisë.

Sipas tij, kjo është edhe një hap i Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje për Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button