fbpx

Të huajt na mjekojnë në Maqedoni, Maqedonasit mjekojnë jashtë vendit

Konkursi me të cilin ministria e shëndetësisë kërkon mjekë nga Serbia e nxorri në dritë atë që moti ishte e qartë, se mjekët masovikisht e braktisin Maqedoninë që drejtpërdrejtë e rrezikon shëndetin e qytetarëve. Nga ministria thuan se gjendja nuk është alarmante. Mjekët paralajmërojnë se kjo nuk është fundi i ekzodit të mjekëve të Maqedonisë.
Ministria e shëndetësisë në kontinuitet punon në rindërtimin e kuadrit mjekësor, posaçërisht në specializimin dhe edukimin e tyre në qendra me renome botërore, si dhe me angazhimin e profesorëve të pensionuar nga vendi dhe jashtë, pohojnë në ministrinë pas konkursit të shpallur në mediat serbe me të cilin kërkohen mjekë nga Serbia për punë në spitalet në Shkup, Veles, Strumicë, Ohër dhe Shtip.
„Mjekët që do të angazhohen duhet të jenë specialistë në cilëndo lëmi të mjekësisë me përvojë pune prej më së paku 10 viteve. Për mjekët e angazhuar do të sigurohet akomodim, rimbursim i kostove të rrugës si dhe tarifë adekuate të përcaktuar me marrëveshjen me ministrinë e shëndetësisë“, shkruan mes tjerash në konkursin e publikuar në gazetën ditore serbe „Politikа“.

Përparësi në angazhim do të kenë mjekët e syve, gjinekologët, urologët, anesteziologët si dhe specialistët e neonatologjisë dhe kirurgë për sëmundje vaskulare, endokrinologjike dhe gjineko-onkologjike.

Мinistria nuk e sheh largimin e mjekëve maqedonas

Nga Ministria e shëndetësisë nuk zbulojnë se sa mjekë nga Maqedonia kanë shkuar të punojnë jashtë vendit dhe thuan se publikimi i konkursit për angazhim të specialistëve nga Serbia është në kuadër të praktikës së themeluar për qëndrim të specialistëve të huaj në vend.
„Bëhet fjalë për angazhim të specialistëve me qëndrim në Maqedoni që do të punojnë bashkë me mjekët tanë, në drejtim të përcjelljes së diturive dhe përvojës së tyre shumëvjeçare me qëllim të krijimit të metodave bashkëkohore në sistemin tonë shëndetësor. Pagesa e specialistëve do të përcaktohet me marrëveshje me Мinistrinë e shëndetësisë. Për kët qëllim deri tani janë publikuar konkurse për bashkëpunim me mjekë nga Italia, Anglia, Gjermania dhe vende tjera “, thuan nga ministria.

Sipas të dhënave të tyre në periudhën nga viti 2012 deri 2014 janë punësuar 1.000 mjekë të rinj, motra medicinale, teknikë të rentgenit dhe laborantë në të gjitha institucionet publike (IPSH) në vend.
Për plotësimin e kuadrit, ministria tashmë ka siguruar 362 specializantë të rinj për vitin shkollor 2013/2014 që është shumë më tepër se vitet e kaluara, kur akordoheshin vetëm rreth 50 në vit.
„Që të ripërtrihet dhe përforcohet kuadri shëndetësor në shëndetësinë publike, ministria ka shpallur edhe tre konkurse për transferim të mjekëve-specialistë të punësuar në institucionet private shëndetësore që duan të kalojnë në institucionet publike. Është zbatuar edhe puna me dy ndërrime në më shumë institucione. Këtë vit për herë të parë filloi dërgimi i 70 mjekëve në specializim në Gjermani, Serbi, Kroaci dhe Slloveni. Këtë vit do të dërgohen në trajnim edhe 500 persona për intervenime diagnostike dhe terapeutike në qendra mjekësore jashtë vendit“, thuan nga ministria.

Por, rezultatet e hulumtimit të projektit ndërkombëtar Healthgroup tregojnë se në vitin shkoolor 2012/2013 mbi 60% të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dëshirojnë që pas diplomimit të largohen nga Maqedonia. Këtë vit rezultatet tregojnë përmirësim. Kështu, në pyetjen nëse studentët dëshirojnë të mbeten në Maqedoni pas diplomimit, 45% nga ta janë përgjigjur se dëshirojnë por vetëm nëse gjejnë punë. Për dallim nga viti 2012, në vitin 2013, 35% e studentëve kanë dëshiruar të largohen nga vendi.
„Dallimet në përgjigje mes dy gjeneratave të studentëve pjesërisht mund tu dedikohen edhe rrethanave të ndryshme në të cilat janë zbatuar hulumtimet. Kështu, për dallim nga viti 2012 kur ishte aktuale greva e mjekëtë vit janë hapur shumë vende të reja pune në sistemin shëndetësor që si duket janë tërheqëse për gjeneratat e ardhshme të mjekëve. Nëse ky supozim është i saktë, atëherë nevojitet të mbahet motivimi i studentëve gjatë studimeve “, thotë d-r Vladimir Lazareviq, udhëheqës i projektit Healthgroup.
Sllovenia parajsë për mjekët nga Maqedonia

Dhjetëra kardilogë, pedijatër, gjinekologë, stomatologë, rentgenologë dhe po as studentë të mjekësisë shpresojnë se Sllovenia do tu mundësojë atë që nuk mundet vendi i tyre. Kjo posaçërisht vlen për studentët për të cilët studimi në disa nga universitetet e Sllovenisë është pa pagesë.
„Çdokund takoj maqedonas specialistë, gjinekologë, dentistë, kardiologë. Në të gjitha klinikat dhe shtëpitë e shëndetit ku kam qenë. Gjuha maqedonase dëgjohet shumë, posaçërisht nëpër qendrat tregtare. Sllovenia ka deficit të mjekëve specialistë dhe për ne kjo është kombinim fitues. Ka dhe shumë studentë, tregon një grua nga Maqedonia e cila vite me rradhë jeton në kryeqendrën slloveneLjubljanë.
Përveç në Slloveni, më shumë mjekë nga Maqedonia ka në Gjermani ku rrogat lëvizin nga 1600 deri 4000 euro, varësisht nga shkalla e kierarkisë ku gjenden ndërsa paga mesatare e specialistëve është nga 4,5 deri 5 mijë euro.
Për dallim nga Мinistria e shëndetësisë dhe Oda e Mjekëve të cilët nuk japin të dhëna për atë se sa mjekë nga Maqedonia janë larguar nga vendi, Shoqata e mjekëve privatë publikoi informatë sipas së cilës afër 300 mjekë për dy vite e kanë braktisur Maqedoninë dhe kanë shkuar të punojnë jashtë.
Kjo për ministrin Nikolla Todorov nuk paraqet problem të madh sepse, siç thotë ai, lëvizshmëria e mjekëve dhe personelit mjekësor është problem global, me të cilin vendi përballet me sukses.

„Evropa lindore përgjithësisht siguron mjekë për vendet e Evropës perëndimore që nga ana tjetër janë mobilë në kuadër të këtyre vendeve. Mjekë nga Austria shkojnë të punojnë në Gjermani dhe nga ayt në Zvicër, në vendet Skandinave, ose në SHBA, Australi. Praktikisht kjo është rruga, lëvizshmëria e mjekëve“, deklaroi këtë javë Тodorov.

I detyruan të shkojnë, tash duan ti kthejnë prapa

Edhe dëshira për të punuar në klinikat private është e madhe. Kështu, 55 përqind e të anketuarve nga Healthgroupjanë përgjigjur se dëshirojnë të punojnë në spital privat, kurse 35 përqind nga ta nuk ka dallim ku do të punojnë, vetëm të gjejnë punë.
Para 3 muajve, Мinistria e shëndetësisë për herë të tretë këtë vit publikoi konkurs për kalimin e specialistëve nga shëndetësia private në IPSH.
„Me qëllim të ripërtrirjes dhe përforcimit të kuadrit shëndetësor në shëndetësinë publike, ministria shpalli edhe 3 konkurse për transferimin e mjekëve-specialistë të punësuar në institucionet shëndetësore private që duan të kalojnë në IPSH. Përmes transferimit deri tash janë punësuar mbi 150 specialistë dhe janë hapur numër i madh i kabineteve. Është aplikuar puna me dy ndërrime në më shumë institucione “

Deri tani rreth 20 IPSH i kanë kthyer në punë radiologë, oftalmologë, pedijatër, gjinekologë, kirurgë, dermatologë, psikijatër dhe specialistë të llojeve tjera.

Nga „Termini im “ në „Аllo, doktor “
Në periudhën kur mjekët mezi arrinë ti kontrollojnë të gjithë pacientët që kanë caktuar termin sipas projektit „Termini im “,Мinistria e shëndetësisë në fillim të javës e promovoi projektin „Аllo, doktor “.

Bëhet fjalë për qendrën ku në numrin 15-123 qytetarët çdo dotë nga ora 08 deri 22 do të mund të paraqiten dhe të konsultohen për gjendje të caktuara shëndetësore ose për simptomet që i ndjejnë. Теlefoni është për raste më të lehta që mos të ngarkohet puna e përditshme eNdihmës së shpejtë.

„Drejtorët do të punojnë në një ndërrim në muaj, nga 4 orë. Kjo nënkupton se çdokush do të ketë nga një mjek, që është drejtor në ndonjërën nga klinikat, respektivisht specialist ose doktor shkencash me përvojë të madhe, i cili do të pranojë thirrje dhe do të japë këshilla qytetarëve që vlerësojnë se kanë nevojë të paraqiten në këtë telefon“, deklaroi ministri Todorov.
Ljubisha Karanfillovski, kryetar i Sindikatës për shëndetësi vlerëson se ky projekt është efikas që vetëm mund tu ndihmojë qytetarëve.
„Мendoj se ky projekt funksionon mirë në vendet skandinave në drejtim të lehtësimit të ndihmës së shpejtë mjekësore si dhe kahëzim i drejtë i pacientëve kur nuk kanë nevojë të shfrytëzojnë mjekun amë.

Efekti do të njehet edhe te të sëmurit kronikë. E dhëna se për këto disa ditë ka mbi 700 thirrje tregon se projekti si i tillë është i pranueshëm. Bëhet fjalë për paraqitje vullnetare të mjekëve specialistë dhe mjekëve të pensionuar, andaj kjo nuk do të paraqesë ngarkesë plotësuese për ta “, thotë Каranfillovski.
Në projekt janë kyçur mjekë specialistë me më së paku 10 vite përvojë pune, ndërsa një pjesë e specialistëve janë edhe mjekë të pensionuar. Në telefon do të japin këshilla edhe 39 drejtorë të klinikave të Shkupit dhe institucioneve shëndetësore të këtij qyteti./Inbox7

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close