Në nëntor zgjedhje, pritet të shihet a do të jenë vetëm për vendet e LSDM apo për të gjithë?

Nëse LSDM-ja nuk kthehet në Parlament, atëherë është e mundur që në nëntor të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka deklaruar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski për televizionin “Tellma”.

“Koha do të tregojë se a do të shpallen zgjedhje vetëm për 31 vende apo për 123 vende në Parlament. Afatet kushtetuese kalojnë dhe patjetër duhet t’i jepet fund krizës politike. Nuk ka vend për kalkulime. Parlamenti mund të sillet deri tek muri dhe nuk duam që kriza të përfundojë kështu. Çdo kush duhet ët mbajë përgjegjësinë e vetë”, tha Ilija Dimovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button