Serbët kërcënojnë me vdekje “Plisat”

Lajmi i publikuar në mëngjesin e sotëm në medait serbe, saktësisht në telegraf.rs, rreth udhëtimit të “Plisave” me 14 tetor në Serbi për të mbështetur Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për Euro 2016, ka bërë bujë të madhe.

Telegraf kërkoi mobilizimin e autoritete të sigurisë, pasi që sipas tyre, grupi nga Kosova, të cilët i quajtën edhe huliganë, mund të shkaktojnë probleme gjatë asaj ndeshje, transmeton indeksonline.

Por kjo nuk i frikësoj aspak lexuesit serb të këtij portali, të cilët në komente kanë fyer e kërcënuar në mënyrat nga më të ndryshme “Plisat”.

Ja disa nga kërcënimet që Serbët i kanë bërë plisave:
“Grobarët do të jenë të pranishëm gjithashtu, mos kini merak…Do t’i varrosim midis stadiumit’.

“Mirësevini, mirëpo do të ktheheni shumë shpejtë”.

“Nuk kanë zemër ata për një gjë të tillë…Nëse amerikanët do vijnë, atëherë ndoshta ata do të bënin diçka”.

“Vetëm hajdeni, do të priteni shumë mirë! – ka shkruar njëri në shenjë ironie.

“Jemi duke ju pritur, ju lutem ejani sa më shpejtë. Nëse arrini ta kaloni Nishin atëherë është sukses për ju”.

“Padyshim që do të hani dajak të nxehtë. Jemi duke ju pritur”.

Lajme të ngjashme

Back to top button