Parlamenti kërkon më shumë para nga buxheti për vitin 2015

Kuvendi është i pakënaqur nga paratë që ky institucion do të merr me buxhetin për vitin e ardhshëm. Drejtuesit e institucionit ligjvënës thonë se fondet e parapara nuk mjaftojnë për pajisjen e zyrave me mobile. Nuk do të kenë para as për pajisjen e sallave ku mbahen debatet e komisioneve ndërsa gjithashtu nuk do të mjaftojnë as për përfundimin tërësishëm të punimeve për ndërtesa e Kuvendit, transmeton Alsat.

“Kemi një pjesë të ndërtesës të cilën mund ta vëmë në funksion, në pjesën e mbindërtimit. Ne kemi marrëveshje të nënshkruar për përpunimin e mobileve. Me 3 milion denarë ne nuk do të mund këtë ta realizojmë, prandaj është mirë të bëhen korrigjime me amendamente për realizimin e marrëveshjes për mobilet, të paktën një pjesë të Kuvendit ta pajisim dhe përbërja e re e deputetëve të punojë në kushte më normale dhe komforte”, tha Zharko Denkovski – sekretar i përgjithshëm i Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button