Andrej Zhernovski: Do të dënohen ligjërisht ata që kanë zhdukur dokumentacionin për ‘Shkupi 2014’

Andrej Zhernovski, kryetari i komunës Qendër në Shkup ka theksuar se ka gjasa të mëdha dokumentet e projektit “Shkupi 2014” të jenë zhdukur nga persona të panjohur. Ai këtë e ka thënë për të përditshmen “Vest” duke theksuar se Komisioni për revizion të projektit është duke punuar intenzivisht, rezultate dhe njohuri ka, por për shkak të karakterit të punës, nuk po nxitohet me konkluzionet.

“Revizioni nuk bëhet për 4 ditë, siç deklaroi kryeministri. Për 4 ditë nuk mund të krijohet as një pamflet politik.. Bëhet fjalë për analizën e më shumë dokumenteve, ndërsa mes dy raundeve zgjedhore, kishte informacione një pjesë e madhe e këtyre dokumenteve po nxirren jasht nga hapësirat e komunës. Çdokush që ka ndihmuar ose bërë këtë vepër, do të përgjigjet ligjërisht. Sipas të gjitha gjasave, do të dalin si tepër të sakta parashikimet se mungojnë dokumente që kanë lidhshmëri me projektin në fjalë”, tka thënë Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button