Aksion i madh policor, kapen 4 persona me lëndë narkotike (VIDEO)

4 persona, shtetas të Maqedonisë, janë arrestuar nga policia, pasi policia ka gjetur 9 paketime me marihuanë prej rreth 9 kilogramëve, paketime të vogla me materie narkotike në pluhur, një automatik “kometa’ dhe 16 plumba 5mm.

Aksioni është kryer nga ana e Drejtorisë për zbulimin e krimt të organizuar-Sektori për tregti ilegale me drogë në koordinim me Stacionin për Punë të Brendshme në Manastir dhe Shkup.

Të arrestuarit janë dy qytetarë të Shkupit dhe dy nga Manastiri. Të katër personave u është shqiptuar paraburgim prej 30 ditëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button