Zbardhen sekondat e fundit të jetës së Sokol Olldashit. Prokuroria mbyll hetimet, por…

Pas dhjetë muajsh pritje ka përfunduar hetimi i Prokurorisë për aksidentin e rëndë në të cilin gjeti vdekjen deputeti Sokol Olldashi.

Nga ky hetim janë zbardhur edhe sekondat e fundit të jetë së deputetit të PD-së . Ashtu sikurse është thënë edhe në media, biseda e fundit e Olldashit ka qenë pak sekonda para daljes së makinës nga rruga, me shoferin e tij. Ai ka deklaruar se ka qenë duke folur me të në telefon para se të ndodhte aksidenti. Më pas ka dëgjuar një zhurmë dhe sinjali është ndërprerë.

Aty ka filluar të dyshojë se diçka mund të kishte ndodhur dhe ka tentuar t’i telefononte sërish, por celulari i Olldashit dilte i fikur. Në këtë moment ka njoftuar deputetin Igli Cara, i cili ka provuar po ashtu të lidhej me telefon me mikun e tij, por edhe ai ka konstatuar të njëjtën gjë. I ka telefonuar sallës operative të Policisë së Tiranës duke njoftuar se Olldashi mund të kishte pësuar një aksident sapo kishte kaluar tunelin e Kërrabës dhe ishte drejtuar për në kryeqytet, ndërkohë është nisur për në vendngjarjen e dyshuar.

“Kam qenë duke folur në telefon me Olldashin në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Më mori vetë sapo kishte kaluar tunelin dhe po zbriste dishezën për te Lapidari. Më tha që po kthehej nga Elbasani dhe sapo kishte dalë nga tuneli e po zbriste për në Tiranë. Në atë moment dëgjova një zhurmë të çuditshme dhe telefonata u ndërpre. Tentova ta marr sërish dhe celulari dilte i fikur. Më pas i telefonova Igli Carës dhe i thashë që diçka e keqe mund t’i kishte ndodhur Olldashit, duke i shpjeguar edhe momentin” – ka deklaruar shoferi i deputetit Sokol Olldashi.

Pikërisht këtë moment, Prokuroria e Tiranës ka arritur ta zbardhi e ta konfirmoj me anë të tabulateve telefonike dhe të dhënave shkencore për vendodhjen e dy personave. Sipas burimeve të akuzës, nga të dhënat e kompanive celulare, ka rezultuar se dëshmia e dhënë nga shoferi i deputetit ka qenë e saktë. Informacionet e dhëna javën e fundit nga kompanitë celulare kanë konfirmuar vendodhjen e Olldashit, por edhe të shoferit të tij në kohën kur ka ndodhur biseda e fundit. Kështu pra prokuroria ka mbyllur një dosje plot enigma. Ajo ka vë nëpikat mbi I lidhur me hamendësimet e mundshme për një atentat. Jo ka qenë thjesht një aksident, konfirmon prokuroria.

Por ajo nuk ka dhënë përgjigje lidhur me një dilemë tjetër: a ishte i vetëm apo jo, Sokol Olldashi në makinë ?

Lajme të ngjashme

Back to top button