Krasniqi: Albin Kurti mund ti udhëheqë bisedimet me Serbinë

Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi, njëherit edhe numri dy i partisë Nisma, ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të zyrës së Serbisë për Kosovën Marko Gjuriq, i cili ka deklaruar se Albin Kurti asesi nuk mund të jetë udhëheqës i dialogut nga ana e Prishtinës.

Krasniqi, në përgjigjen e tij, ka thënë se, Gjuriqi dhe shefat e tij mund të vendosin për përfaqësimin e delegacionit serb në atë dialog, ndërsa se kush do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës, për këtë vendosin përfaqësuesit e popullit të Kosovës.

Ish sekretari i PDK-së, thotë se palës shqiptare të Kosovës, ajo që i intereson në ketë mes, është që të zgjedh dikë i cili ka integritet të lartë moral dhe politik.

“Pala shqiptare e Kosovës është e interesuar që të përfaqësohet me përfaqësues që kanë integritet të lartë, moral dhe politik. Mundet që ai të jetë edhe Albin Kurti. Vendimi u përket vetëm Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kushdo tjetër që të vendos për ketë, ai nuk do të ishte dialog. Monologu serbo – shqiptar ka zgjatë shumë dhe nuk i ka shërbyer askujt”.

“Koha është që me dialog të normalizohen marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Reciprociteti në këto marrëdhënie është i domosdoshëm”. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button