5 masa të rëndësishme sigurie për të mbrojtur biznesin, pavarësisht madhësisë së tij

Nëse mendoni se biznesi juaj është shumë i vogël për të qenë shenjestër e hakerëve, duhet të keni parasysh se po e nënvlerësoni atë. Siguria e IT-së mund të duhet si një sektor që i përket dhe promovohet vetëm në bizneset e mëdha, por fakti që mund të jeni biznes i vogël apo i mesëm nuk do të thotë se nuk duhet të kujdeseni për sigurinë e kompanisë suaj, pavarësisht nëse keni apo jo një departament IT-je. Më poshtë ju paraqesim pesë këshilla të thjeshta por thelbësore që duhet të zbatohen që sot.

Enkriptoni hard drive-t. Këtë gjë duhet ta bëni për çdo kompjuter të kompanisë. Fjalëkalimet e kompjuterit nuk janë të vlefshme në rast se dikush e akseson hard drive-in nga një PC tjetër.

– Kufizoni aksesin. Vendosni fjalëkalime për kompjuterët dhe sigurohuni që nuk mund të gjenden kollaj. Po ashtu, kohën e kalimit të kompjuterit në gjendjen e gjumit vendoseni 10 deri në 15 minuta. Mos harroni ta bëni zakon shkurtimin Win+L nga tastiera sa herë largoheni nga kompjuteri, për ta kyçur atë. – Përdorni hapësira kujtese të sigurta. Edhe USB-të që përdorni, ruajini me fjalëkalime. Një metodë e mirë është BitLocker to Go.

– Përdorni një menaxher fjalëkalimesh. Zakonisht, rekomandohet që të përdoren fjalëkalime të ndryshme për uebfaqe të ndryshme. Kjo praktikë rrallë herë është e mundur pa të pasurit e një programi që i menaxhon fjalëkalimet. Disa prej tyre janë Sticky Password Pro, LastPass, dhe Roboform.

– Mos i anashkaloni përditësimet e sigurisë. Ato janë mjaft të rëndësishme për të siguruar se kompjuteri juaj ka të gjitha arnimet e duhura përsa i përket sigurisë. Vendosini ato që të bëhen në mënyrë automatike. Po ashtu mund të instaloni dhe programe që kontrollojnë nëse programet e kompjuterit tuaj kanë përditësime. Një prej tyre është Secunia Personal Software Inspector.

Lajme të ngjashme

Back to top button