Studentët në Hong Kong, në protesta kundër Kinës

Mijëra studentë në Hong Kong janë mbledhur në një kampus të Universitetit të Kinës në Hong Kong për të nisur bojkotimin njëjavor të mësimeve.

Ata protestojnë kundër qëndrimit të Kinës ndaj reformave zgjedhore në këtë territor.

Pekini ka ndaluar nominimet e hapura për zgjedhjen e udhëheqjes së qytetit, duke shtypur shpresat e atyre që kërkojnë demokraci të plotë.

Rreth 400 akademikë dhe personel jomësimor janë duke marrë pjesë në protestë, në mbështetje të studentëve.

Protestë edhe më masive në Hong Kong pritet më 1 tetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button