Derivatet lirohen për një denar

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave dhe dizelit prej sonte në mesnatë lirohen për një denar për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me këtë vendim po bëhet ulje e çmimeve shitëse rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,37, gjejgësisht për 1,20 për qind.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 77 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 78,5, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 65,5 denarë për litër.

Çmimi shitës me pakicë i Vajit ekstra të lirë për amvisëri (EL-1) ulet për gjysmë denar për litër dhe tani do të shitet 54,5 denarë.

Me vendimin e KRRE-së për 0,317 denarë për një kilogram ulet edhe çmimi shitës ma pakicë i mazutit M-1 HC i cili tani do të kushtojë 38,843 denarë.

Si arsye për uljen e çmimeve shitëse me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE-ja i theksojnë për 3,71 për qind çmimi më i ulët mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 2,14 për qind kursi më i lartë i denarit në krahasim me dollarin.

Lajme të ngjashme

Back to top button