fbpx

Ekspertët: Ministrat harxhojnë letër, nuk i lexojnë as konkluzionet për IPA fondet

Fatmir Besimi shoqëruar nga të punësuarit e sektorëve për IPA vazhdon vizitën nëpër ministri të ndryshme duke konstatuar se përdorimi i fondeve evropiane për projektet në ministri të ndryshme është në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Maqedonisë, ndërkohë që ekonomisti Bensik Fetahu, thotë për Portalb se nuk ka eficencë dhe as zgjidhje konkrete të problemeve nga ana e institucioneve publike në vend. Ndërsa Lidija Dimova thotë se, Besimi disa herr deklaron të kundërtën e asaj që ka thënë vetë për kapacitetin e dobët të institucioneve për thithjen e IPA fondeve.

Në prag të Raportit të vjeshtës dhe në kuadër të EU Agjendës 2014 të Sekretariatit për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Fatmir Besimi, gjithmonë është ndarë i kënaqur me mënyrën e shfrytëzimit të fondeve evropiane nga ministri të ndryshme.

Ekonomisti Besnik Fetahu thotë se nuk është pikërisht ashtu siç pretendohet të paraqiten gjërat nga zëvendësministri Besimi. Sipas tij, institucionet publike më së shumti prodhojnë letra se shfrytëzojnë realisht IPA fondet.

“Një pjesë e mjetëve të IPA fondeve kthehen prapa në Bashkimin Evropian. Ndërsa ministrat përgatisin raporte dhe projekte ata nuk i lexojnë as konkluzionet e IPA fondeve. Vetëm prodhohen letra dhe nuk zgjidhin asnjë problem real të qytetarëve”, thotë për Portalb Besnik Fetahu.

Fetahu, thotë se nuk shihet ndonjë zgjidhje konkrete të problemeve që tangojnë qytetarët. Sipas tij përvoja fletë ndryshe. “ Edhe konsultantët që merren me këto projekte pranojnë se nuk ka zgjidhje të problemeve të institucioneve publike, sepse nuk ka eficencë në shfrytëzimin e mjeteve. Disa projekte të IPA fondeve pas revizionit të bërë në sektorin real duhet të kthehen”, thotë Besnik Fetahu.

Lidhur me fondacionet IPA, Lidija Dimova nga Qendra maqedonase për edukim evropian, thotë për Portalb se deklarata qeveritare për këto fondacione janë në kundërshtim të vazhdueshëm.

“Dëgjojmë se nga vizitat që Fatmir Besimi u bënë institucioneve publike, ndahet I kënaqur me mënyrën e shfrytëzimit të këtyre fondeve, ndërkohë i njëjti njeri ka deklaruar se Maqedonia nuk është duke i shfrytëzuar sa duhet këto fonde dhe se duhet të përmirësohet kapaciteti institucional për shfrytëzimin më të madh të IPA fondeve”, thotë Lidia Dimova.

Dimova e argumenton këtë me diskutimin në Parlament që kishte në themel pakënaqësinë nga shfrytëzimi I fondeve IPA dhe se institucionet duhet të zgjerojnë kapacitetin e saj dhe të punohet më shumë për fondet evropiane.

“Ministra kanë një qasje të çuditshme ndaj gjithçkaje që është politik. Argumentet nuk mund t’i shohim askund. Qeveria ka bërë vetëm një raport për IPA fondet nga Teuta Arifi që kishte 60 faqe prej ët cilëve të parët ishin vetëm hyrje dhe pesë-gjashtë fletë të tjera për IPA fondet dhe ky ishte një raport që nuk mund t’i thuhet raport”, thotë Lidija Dimova.

Domova, thotë se Bashkimi Evropian përgatit për çdo vit raport për IPA fondet dhe gjithçka është e pranuar sa i përket shfrytëzimit ët këtyre fondeve dhe as për këtë qeveria nuk është e gatshme për debat.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close