Tuna, mesazh për nënën e saj

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu- Tuna, edhe karshi angazhimeve të mëdha nuk harron familjen e saj. Ajo ka përzgjedhur që përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social facebook, të ndajë me fansat dashurinë që ka për nënën e saj.

E ajo se çfarë shkruan Tuna për nënën është: “Është e vështirë të rritësh e të edukosh dikë si unë. Emocionante, dhe gjithnjë shumë kërkuese. Por, ajo jo vetëm se më rriti, por edhe më solli këtu ku jam me duart e saj, që për mua janë të shenjta. E di se janë pak fjalët për të të përshkruar ty, e as edhe 1 milion vepra të mia nuk do të ishin të mjaftueshme për të kthyer atë që ke bërë për mua. Por, ndjeje një përqafim të ngrohtë… faleminderit për gjithçka, sot e edhe në një jetë tjetër!”, ishin këto fjalët e njërës ndër këngëtaret më të famshme të skenës sonë, transmeton Tribuna.

Ndërkaq karshi këtij mbishkrimi, Tuna ka postuar edhe një fotografi ku shihet e ëma e saj dhe Tuna bebe.

Lajme të ngjashme

Back to top button