Fakte për mbrojte më të mirë nga mushkonjat

Vera përveç mirësive ka edhe disa probleme. Një prej tyre janë edhe mushkonjat. Një problem serioz sidomos nëpër hapësira rurale ku shërbimet shtetërore nuk arrijnë të bëjnë spërkatje kundër tyre.

Në vijim do t’u paraqesim disa fakte të cilat besojmë se do t’u vijnë në ndihmë.

Mushkonjat preferojnë gjak të grupit 0
Sipas një studimi japonez, gjak më i preferuar për mushkonjat janë personat që kanë grup të gjakut 0. Mushkonjat kanë mundësi që të në bazë të substancave që i sekreton trupi i njeriut të identifikojnë grupin e gjakut, përcjell albtime.

Pirësit e birrës të kenë kujdes.
Sipas një studimi tjetër të publikuar në një revistë amerikane, disa voluntar që kanë qenë pjesë e studimit, kanë qenë më tepër të sulmuar ata që kanë konsumuar birrë paraprakisht.

Kujdes gjatë hënës së plotë
Thithësit e gjakut janë për 500 herë më aktiv gjatë netëve me hënë të plotë. Kurse koha më e rrezikshme kur mushkonjat sulmojnë janë koha e mbrëmjes dhe agimit.

Mushkonjat meshkuj nuk kafshojnë
Sipas studimit të Asociacionit amerikan për kontroll të mushkonjave, mushkonjat udhëtojnë deri më 60 km për të siguruar ushqimin e tyre. Po i njëjti burim thotë se këtë migrim më së shpeshti e bëjnë mushkonjat femra, pasi se mushkonjat meshkuj nuk kafshojnë.

Cila pjesë e trupit është më e dëshiruar për mushkonjat.
75 % të kafshimeve të mushkonjave janë në pjesët e këmbëve, andaj nëse doni të bëni gjumë në hapësira ku ka rrezik nga mushkonjat, fleni me çorapë të mbathura.

Mushkonjat e dinë nëse jeni duke i pritur
Disa herë kur mushkonjat ju fishkëllejnë afër veshit dhe ju ngiheni dhe i prisni që t’u afrohen, atëherë ato nuk vijnë.Studjuesit kanë arritur të zbulojnë se mushkonjat kanë aftësinë që të parandjenjë një gjë të tillë.

Gratë në cikle të caktuar të ovulacionit janë më të rrezikuara.
Dr. Koeheler në bazë të një studimi të realizuar në Gambi ka arritur në përfundim se gratë janë më atraktive për muskonjat sesa burrat, e posaçërisht gratë në një periudhë të caktuar të ciklit të ovulacionit.

Ikja nuk ju ndihmon
Lirimi i dioksidit të karbonit dhe djersitja janë magnet për mushkonjat. Për atë në qoftë se ju jeni duke nxituar apo vraponi jeni më të rrezikuar për t’u kafshuar nga mushkonjat. Aktiviteti fizik rrit për 50% rrezikut që të jeni të kafshuar nga mushkonjat.

Mushkonjat preferojnë rroba të errëta
Rrobat me ngjyrë të errët mund të rrisin rrezikun që të jeni viktimë e thithësve të vogël të gjakut. Rrobat e zeza janë shumë atraktive, më pas ato me ngjyrë të kuqe, e më pas vinë rrobat me ngjyrë hiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button