Sela: Duhet rrënuar Maqedonia unitare

Kryetari i komunës së Strugës, Zijadin Sela, i cili për momentin është i njohur si udhëheqës i iniciativës për reforma në PDSH me moton “PDSH-ja që fiton”, në një intervistë ekskluzive për “Lajm” thotë se Maqedonia duhet të bëhet shtet me Parlament dydhomësh, ose në të kundërtën duhet rrënuar karakteri i saj unitar.

“Minimumi i një karakteri unitar shteti, për të cilin unë mendoj se duhet rrënuar, është Parlamenti dydhomësh. Madje kjo nuk do të mjaftonte, sepse në këto situata, vetëm Parlament dydhomësh, nuk do te vendoste mekanizmin e kontrollit te pushtetit dhe vendimmarrjes. Natyrisht një kujdes shumë i madh do të bëhet në drejtim të kuadrove të cilët do të zgjedhim, sepse duhet pranuar një e vërtetë e madhe: themi se buxheti nuk ndahet në formë të drejtë në proporcion me tatimet që paguajnë shqiptarët, por ama ka edhe një të vërtetë tjetër,  deputetët shqiptarë e votojnë dhe i kanë votuar çdoherë këto buxhete. Konstatojmë  se nuk kemi Zona të Lira Ekonomike dhe se kemi papunësi, mirëpo nuk duhet të harrojmë se politika e zonave të lira ekonomike ka si fillim  vitin 2008. Që nga  2008 deri tani ministrat e ekonomisë kanë qenë shqiptarë, ndërsa zonat e lira ekonomike janë hapur ne Maqedoninë Lindore dhe për rezultat janë hapur mbi 30 000 vende të reja pune”, ka thënë Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button