Shfaqja “Gjymtimi”, triumfoi në “KokoFest”

“Gjymtimi“ shfaqja e Teatrit të Shkupit ka dalë të jetë shfaqja më e mirë e Festivalit të Komedisë “Koko-Fest”, që është mbajtur tash e sa ditë, ku mbrëmja e së dielës zbardhi rezultatet e më të mirëve të këtij festivali. Mirëpo kjo shfaqje e Shkupit është shpërblyer edhe për regjisorin më të mirë të ri, Qëndrim Rijani, si dhe me çmimin aktori më i mirë i festivalit, Luran Ahmeti. Ndërkohë, për regjinë më të mirë është shpërblyer regjisori kosovar, Ilir Bokshi për shfaqjen e Teatrit të Korçës “Një kafkë në Konomera“. 

Kurse aktorja më e mirë e festivalit ka dalë të jetë May – Linda Kasumoviq me shfaqjen “Ekspozita“ në regji të Astrit Kabashit, kurse aktorja e re më e mirë është shpërblyer nga Teatri i Vlorës, Gjeni Hallulli. Në këtë festival janë shpërblyer edhe aktorët për role dytësore, ku Ylber Bardhi është shpërblyer si aktori më i mirë në këtë kategori , kurse aktorja më e mirë po në këtë kategori është vlerësuar të jetë Egozna Ademi.Vlerësimet mbi performancat e aktorëve dhe shfaqjeve në tërësi i ka marrë juria në përbërje të Ndriqim Xhepa, Yllka Mujo, Refet Abazi, Altin Basha, Eftiola Laçko. 

Lajme të ngjashme

Back to top button