Gostivar, një vajzë merr lëndime të renda, duke ikur nga një person që e kërcënoi

Një vajzë 22 nga fshati Çajle e Gostivarit, ka marrë lëndime të rënda pas rënies ka një pemë ku kishte hipur për të shpëtuar nga person i dhunshëm.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 18.15 minuta në rrugën “Svetozar Poposki”, deri sa vajza duke lëvizur në rrugë i është afruar një njeri i panjohur me motoçikletë dhe e ka fyer. Vajza e frikësuar ka filluar të vrapojë dhe është ngjitur në një pemë nga ku bie poshtë duke marrë fraktura në të dy këmbët.
Me veturën e ndihmës së shpejtë, është dërguar në spitalin e Gostivarit nga ku pas ndihmës së parë është dërguar në spitalin e Shkupit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore të njësisë rajonale në Gostivar dhe janë ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e rastit. Sipas informative të para vajza nuk e ka njohur njeriun që iu afrua.

Lajme të ngjashme

Back to top button