Operacione për ndryshimin linjave të dorës në Japoni!

Shumë njerëz janë të lidhur fort me atë që shkruhet në dorën e tyre, në lidhje me të ardhmen. Të lexuarit e dorës është një ritual që ka ekzistuar prej kohësh dhe duket se është prezent edhe sot. Mesa duket shumë njerëz nuk janë të kënaqur me atë që fati ka rezervuar për to. Megjithatë, nuk duhet të mërziten. Shkenca ka menduar edhe për to. Një ide tejet e çmendur na lind në Japoni dhe Korenë e Jugut, ku përmes operacioneve plastike njerëzit mund të ndryshojnë linjat e duarve në mënyrë që të ndryshojnë edhe fatin e tyre! Ata mendojnë se kështu do të arrijnë të kenë sukses!!

Operacioni bëhet me anë të një pajisjeje elektrike që lë një shenjë të përhershme në dorë. Një klinikë në Japoni merr 1 mijë dollarë për një operacion të tillë dhe nuk i bën më reklamë kësaj ndërhyrjeje plastike pasi ka më shumë kërkesa seç duhet.

Meshkujt zakonisht kërkojnë zgjatjen e linjës së parasë dhe suksesit, ndërsa femrat zgjatjen e asaj të dashurisë/martesës.

Lajme të ngjashme

Back to top button