Venizelos dhe Ban Ki Mun kanë biseduar edhe për çështjen për emrin

Çështja për emrin ka qenë një prej temave të takimit të djeshëm midis ministrit grek të Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos dhe sekretarit të përgjithshëm të KB-së Ban Ki Mun, në Nju-Jork.
“Qëndrimi ynë është i qartë. Pozicioni ynë është në dobi të emrit të komplikuar me përcaktim gjeografik, por mbi të gjitha, për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, erga omnes”, deklaroi Venizenos pas takimit.
Ai përkujtoi se para disa javësh u takua me ndërmjetësuesin Metju Nimic në Athinë dhe shtoi se Greqia është “e gatshme që të marrë pjesë në takimet e ardhshme” dhe e mbështet procesin.
“Ne bëmë shumë hapa, kreativë”, tha shefi i diplomacisë greke dhe shtoi se “pritet që pala tjetër të bëjë hapa adekuate me vullnet të mirë dhe produktiv”.

Lajme të ngjashme

Back to top button