Pionierët e KM Liria të suksesshëm në Negotinë

Gjatë fundjavës që lam pas, në qytetin e Negotinës është zhvilluar një turne në mundje për pionier, ku pjesëmarrës ishte edhe klubi më i trofeshëm në Maqedoni, KM Liria nga Shkupi.

Halit Osmani ka fituar vendin e parë në kategorinë 42kg, Fati Veseli gjithashtu doli i pari në kategorinë 47kg, ndërsa po në këtë kategori Besar Lunjani ishte i dyti dhe Zeid Fuga i treti. Në kategorinë 53kg, Astrit Ismaili doli i treti, ndërsa Minir Rexhepi në kategorinë 59kg, fitoi vendin e parë.

Trajneri i KM Liria, Sufijan Ismaili është shprehur i kënaqur nga rezultatet e arritura dhe besoj se turnet e tilla, ju mundësojnë mundësive të tij për të mbajtur formë të mirë. “Mundë të them se jemi të kënaqur me këtë rezultat të mundësve tanë. Gjithsesi ata treguan se kanë potencial dhe se janë në rrugë të mbarë për të qenë të gatshëm për turne dhe kampionate ndërkombëtare”, tha Ismaili për “Portalb”.

Në këtë turne pjesëmarrëse ishin klube vetëm nga Maqedonia. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button