Nuk ndalet Barcelona, 5 gola Levantes (Video)

Skuadra e Barcelonës po luan mjaft mirë nën urdhrat e trajnerit të ri, Luis Enrique.

Katalunasit arritën të shënojnë një fitore të thellë, 5:0, në përballje me Levanten në udhëtim.

Neymar (34’), Rakitiq (44’), Ramirez (57’), Pedro (64’) dhe Messi (77’) shënuan golat e këtij triumfi të thellë të blaugranëve.

Ndryshe, vendasit luajtën pjesën e dytë të takimit me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të Vyntra, teksa vlen të përmendet edhe penalltia e huqur nga Messi.

Lajme të ngjashme

Back to top button