​Nostradamusi serb: Kosova do të bashkohet me Serbinë

Gazetari dhe letrari serb Dejan Luçiq në një emision të vet e ka prezantuar Verica Obrenoviqin,për të cilën shumëkush thotë të ketë “forcë” për ta parë të ardhmen, shkruan Press, transmeton Koha.net

Kjo video është bërë në shkurtin e këtij viti e në të Verica Obrenoviq, për të cilën thuhet të jetë Nostradamusi serb, ka paraparë shumë gjëra të cilat vërtetë janë realizuar.

– Do të formohet qeveria shpejt pas zgjedhjeve të cilat do t’i fitojë sërish SNS. Do të ndërrohen shumë ministra.

Serbinë do ta kaplojnë vërshime të mëdha, rrëshqitje dheu dhe tërmete. Gjithë Banati do të jetë nën ujë. Në fund të vitit shqiptarët do të dëshirojnë që sërish të bëhen bashkë me Serbinë dhe do të nisen drejt kufirit por trupat e huaja nuk do ta lejojnë këtë. Nuk do të ketë luftë civile në Ukrainë ndërsa Putin nuk do të frikohet nga ndarja e Ukrainës, ka thënë Obrenoviq më 19 shkurt 2014.

Gazeta sebe Press, që sjell edhe video nga “parashikimi i saj” nuk ka treguar se kur bëhet fjalë për Kosovën dhe shqiptarët rreth Serbisë,s e kjo gjë mund të jetë vetëm një dëshirë e Beogradit, e gazetarit apo dhe ndoshta e Nostradamusit nga Serbia.

Lajme të ngjashme

Back to top button