At Lombardi: Njohja e Kosovës, çështje protokollesh, jo refuzim

Zëdhënësi i Vatikanit, At Frederico Lombardit deklaroi sot për mediet se çështja e pavarësisë së Kosovës është një çështje protokollesh, jo refuzim.

Njohja e pavarësisë së Kosovësnga ana e Vatikanit ishte pjesë e pyetjeve të gazetarëve ndaj zëdhënësit të Vatikanit. Ai sqaroi se kjo vizitë, është pastoriale dhe nuk ka karakter diplomatik apo politik.

“Ky është një udhëtim pastorial për motivet që dimë. Nuk ka qëllime apo finalitete të karakterit diplomatik apo politik në këtë udhëtim. Njohja e Kosovës nuk është çështje refuzimi por çështje protokollesh.” u shpreh At Lombardi

Një ditë më parë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me anë të një letre zyrtare i kërkonte Atit të Shenjtë që Vatikani, të njihte pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button