Incidente në vizitën e Papës, një amerikan kapet me thikë, qëllon gardisti

Dy shtetas amerikanë u arrestuan sot nga Garda e Republikës, pasi u evidentuan veprime të dyshimta të tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mjaftuan 10 minuta vëzhgim nga një oficer garde, i quajtur Albert Karanxha, për të ndaluar shtetasit dhe për të kryer një kontroll ndaj tyre.

Por dyshimet dukën se dolët të vërteta, pasi në një çantë që i përkiste njërit prej shtetasve amerikanë, u gjetën dy armë të ftohta, një thikë dhe një biçak.

Aktualisht, dy të arrestuarit po merren në pyetje nga agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërsa për këtë incident është njoftuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Ende nuk dihet identiteti i tyre ndërkohë që mësohet se dy personat kishin ardhur në Tiranë ditët e fundit./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button