Shkëndija barazoi në Manastir

Është kompletuar xhiroja e 8-të e Ligës së Parë, pasi që sot kanë përfunduar dhe ndeshjet e mbetura. Skuadra tetovare Shkëndija nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim pa gola (0:0), kundër Pelisterit, ndeshje kjo e zhvilluar në Manastir. Me këtë barazim Shkëndija radhitët në vendin e gjashtë me 12 pikë, ndërsa lideri i tabelës, Vardari tani më është larguar me 6 pikë më shumë.

Në ndeshjet tjera janë shënuar këto rezultate:

Sileksi – Bregallnica 1:1, Teteksi – Metallurgu 0:1, ndërsa dje Rabotniçki – Vardari 0:2, Renova – H,Turnova 2:3. Në tabelë kryeson Vardari me 18 pikë, Pelisteri ka 14, sa ka edhe Metalurgu 14, Sileksi dhe Turnova kanë nga 13 pikë, Shkëndija 12, Rabotniçki 10, Renova 9, Bregallnica 4 dhe Teteksi e fundit me 2 pikë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button