Roma mer kreun e Seria A (Video)

Skuadra nënkampione e Italisë, Roma, ka arritur ta shënojë fitoren e radhës, kësaj here kundër Cagliarit.

Romakët triumfuan 2:0 në një ndeshje të cilën e vendosën qysh në 20 minutat e parë të saj.

Mattia Destro (10’) dhe Alessandro Florenzi (13’) shënuan dy gola të shpejtë për kryeqytetasit italian duke ua siguruar tri pikë.

Ndërkohë, Genoa ka shënuar fitore 1:0 kundër Lazios me një gol të vonshëm të Mauricio Pinilla. Etrit Berisha mbrojti portën e skuadrës së tij për 90 minuta, teksa Lorik Cana u inkuadrua në pjesën e dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button