Harmonia fetare

Në ditën ndërkombëtare të paqes, harmonia fetare ka kuptim më të thellë. Ajo del në pah dhe reflekton vlerat e saj tek popujt, grupet, individët e njerëzit, përmes projeksioneve të ndryshme pozitive, duke pajtuar njerëz e popuj të ndryshëm, duke mbyllur vrima të kaluarës e hapur dyert e të ardhmes. Harmonia fetare është një bazament mbi të cilin ndërtohet koncepti i bashkëjetesës dhe kënaqësisë shoqërore. Në të njëjtin vend shkëlqen minarja e kryqi. Lirshëm thërrasin në idenë e tyre dhe mundohen që ndjekësit të tyre t`i largojnë prej veseve të këqija dhe t`ia mësojnë veset civilizuese e të mira që janë gjuhë e dashurisë dhe mirëkuptimit.

Vizita e papa Françeskos në Shqipëri dhe futja në burg pafajësish të hoxhallarëve shqiptarë në Kosovë, hoxhallarë me ndikim, nuk ishte në vijë të njëjtë me harmoninë fetare. Këto dy elemente e nxorën në shesh garniturën sunduese duke treguar dhëmbët dhe forcën e kryqit përballë gjysmë hënës.

Politikisht, vizita e Papa Françeskos në Shqipëri dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Vatikanit për hir të Serbisë, jep të kuptohet edhe për prishjen e harmonisë nacionale ose krahinore midis shqiptarëve të Gadishullit Ballkanik. A nuk ishte e rendit dhe e udhës që Papa Françesko që këtë vizitë të tij të parë në një vend mysliman ta përdor për ta njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe për t`u munduar t`i pajtojë elitat kosovare me ato serbe? Apo ndoshta pozicioni i tij në botë nuk është unifikues por përçarës?

Ajo që më bëri përshtypje për të keq, ishte proklamimi i disa fotove ku shihej qartas Skender Bruçaj, Baba Mondi dhe Ipeshkop Janutallosi përballë Papa Françeskos dhe marrja pas kësaj simbolike sikur diçka me vlerë të veçantë. Këto proklamues të këtyre fotografive në rrjetet sociale, nuk i dëgjuam dhe nuk i pamë asnjëherë duke i dënuar aktet e prokurorisë dhe policisë së Kosovës në futjen në burg të hoxhallarëve shqiptarë dhe njollosjen e imazhit të tyre para mbarë shqiptarëve. Ata sikur janë gëzuar me një veprim të këtillë të skicuar deri në detaj nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ra ky mort dhe u pamë. Të vërtetën e tha, ai që e shkroi. Ra Papa dhe ne i pamë fytyrat e njerëzve dyfytyrësh të cilët nuk kanë dhënë asnjë kontribut të vetëm për ruajtjen e konceptit harmoni fetare tek popujt që jetojnë në Ballkan. U panë veprimet e tyre që thirren në emër të harmonisë fetare se si tentojnë ta prishin këtë harmoni duke bërë thirrje kolektive në shpërndarjen e katolicizmit në Shqipëri. U pa edhe pozicioni i politikës në Shqipëri se në çfarë raporti gjendet me fenë, konkretisht me katolicizmin për hir të cilit linçon, burgos e vret mysliman të pafajshëm, qofshin ata të thjeshtë apo klerik fetarë.

Harmoni fetare nuk d.m.th prifti katolik Anton Kçira të ofendoj shumicën e popullatës myslimane shqiptare të Ballkanit dhe të mos marr dënimin e merituar nga institucionet e shtetit, por përkundrazi të shpërblehet, ndërsa në anën tjetër të futen në burg pafajësish hoxhallarët të cilët gjatë pozitave më të rënda të popullit shqiptarë, ishin bashkë me popullin e jo me armikun.

Është luftë e humbur qysh në fillim kjo e nisur ndaj hoxhallarëve shqiptarë. Ata nuk kanë asnjë argument për t`i mbajtur nëpër burgjet e Kosovës. Përveç kësaj, duke i mbajtur nëpër burgje këta hoxhallarë, ata nuk mund që ta formojnë qeverinë e Kosovës si duan ata.

Harmoni fetare d.m.th që në mediumet t`ua të jesh i drejtë si ndaj hoxhallarëve si ndaj priftërinjve. Të mos bësh selektime  me pasoja burgosje të hoxhallarëve në mënyrë të pafajshme, të mos inskenosh skena që asnjëherë nuk duhet të paraqiten në publik. Duhet të jesh i drejtë në trajtimin e të gjitha fenomeneve negative dhe pozitive në shoqëri.

Nëse duhet dënuar ekstremizmi, atë më së shumti e dënuan hoxhallarët që u futën në burg për ekstremizëm. Nëse duam që të nxisim ekstremizëm, e sjellim në Shqipëri Papa Françeskon , i cili me deklaratat e tij kundër pavarësisë së Kosovës ka identifikuar qasjen e tij si zyrtar i lartë i Vatikanit. Në këtë mënyrë t`i po hidhëron popullin shqiptarë që jeton në Kosovë, po edhe jashtë Kosove.

Dita ndërkombëtare e paqes, duhej shfrytëzuar për nxitjen e paqes dhe jo te ekstremizmit me të gjitha pasojat e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button