Aktori shqiptar Bekim Fehmiu inspirim për festivalin „Mirëdita, dobar dan!“ në Beograd

Të enjten u hap festivali “Mirëdita, dobar dan!“, në Beograd të Serbisë. Ajo që bie në sy në këtë festival është se aktori i cili edhe sot e kësaj dite mbetet një ndër aktorët më të famshëm shqiptar, Bekim Fehmiu ka shërbyer si inspirim për këtë festival në kryeqendrën serbe, transmeton Portalb.

Gjatë katër ditëve para publikut në këtë festival u shfaq kultura nga Kosova, duke e nisur atë edhe më një artiste të famshme shqiptare, Rona Nishliju.

“Festivali kishte për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve shoqërore, kulturore dhe politike si dhe vendosjes së paqes së përjetshme mes Serbisë dhe Kosovës” u shprehën për “Blic”, organizatorët e festivalit.

Sa i përket Fehmiut ai paraqet simbolin e së kaluarës së përbashkët së dy vendeve me gjithë sprovat, të arriturat dhe keqkuptimet që kanë ndodhur gjatë tërë kësaj kohe.

Vizitorët e festivalit për 4 ditë kishin mundësi që për së afërmi ta njohin kulturën kosovare: muzikë, artin dramatik, filmin si dhe artin figurativ. Më pas pasuan dhe debate publike me temë kyçe të kaluarën e përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë. Festivali mbaroi sot. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button