Nostalgjia për Jugosllavinë si ndjenjë kurorëzimi mes Maqedonisë dhe Serbisë

Një varg aktivitetesh diplomatike që për një kohë të shkurtër karakterizuan marrëdhëniet Serbi – Maqedoni, trajtohen më tepër si inicion i së kaluarës dhe nostalgjisë për Jugosllavinë e dikurshme se sa aspekte diplomatike në funksion të zhvillimit dhe paqes rajonale.

Mbajtja e mbledhjeve të përbashkëta mes qeverisë së Serbisë dhe Maqedonisë, nënshkrimi i një sërë marrëveshjeve për njohjen reciproke të dokumenteve si dhe vendimi për hapjen e përfaqësive konsullore të përbashkëta nëpër botë, “Alxhezira” i transmeton si hapje e një perspektive të re për të ringjallur dhe forcuar nostalgjinë e vjetër për ish Jugosllavinë.

Të gjitha veprimet politike në aspektin diplomatik mes dy vendeve nga analistë të ndryshëm komentohen në frymën e kësaj nostalgjie që qeveria Gruevski duket se po e ushqen më shumë se cila do qeveri paraardhëse.

Analisti Selim Ibrahimi, thotë se për shkaqe historike dhe përfaqësive të përbashkëta që ekzistonin që në kohën e ish Jugosllavisë, këta dy vende tentojnë të forcojnë edhe më tej këto lidhje mes veti. Sipas tij, në arenën ndërkombëtare Serbia dhe Maqedonia do të vazhdojnë të dalin edhe me projekte tjera të përbashkëta.

Analistja për çështje regjionale, Liljana Jakovlevska, shkon edhe me tej duke theksuar se, çështja e afërsisë së kryeministrit Nikolla Gruevski me Serbin është për shkak se ky është produkt qarqeve serbe të cilët nuk duan ta shohin Maqedoninë të integruar në NATO dhe BE.

Analistët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, mendojnë se zhvillimet aktuale diplomatike mes Serbisë dhe Maqedonisë nuk janë në të mirë të një fryme të përgjithshme rajonale.

Analisti nga Shqipëria Agim Popoci, thotë se marrëveshja mes Shkupit dhe Beogradit për përfaqësi të përbashkëta diplomatike është rezultat i mungesës së një marrëveshje logjike diplomatike mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë për përfaqësi të përbashkëta diplomatike.

Lajme të ngjashme

Back to top button