Zyra e vendit në fshatin Shemshovë, aspak e denjë për shërbime të qytetarëve

Në kushte që nuk mundë ti quash as mesjetare, me dyer të thyera, pa xhama, e mbuluar thuajse nga bari e ferrat. Në këto kështu funksionon zyra e vendit në fshatin Shemshovë të komunës së Jegunocit. I punësuari i vetëm në këtë zyrë ku jepen dokumente nga libri amë, certifikata të lindjes e kurorëzimit , nuk pranoi të flet para kamerave. Por ai thotë shpesh ka frikë të futet brenda në zyrë nga frika e gjarpërinjve dhe insekte të tjera.

“Besoni ose jo, në këtë shekull në një objekt të këtillë i cili duket sikurse është i lëshuar para shumë vitesh, kryhen punët juridike, vihen kurora dhe gjëra të tjera”, transmeton Alsat.

Kreu i Bashkësisë Lokale të Shemshovës, thotë se ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që, nëse nuk është në gjendje të ndërtojë apo rinovoj objektin ekzistues, së paku të mundësojë transferimin e saj në objektin e postës së fshatit ku ka zyra që të zbrazëta.

“Me hy brenda, është katastrofë, nuk ka asnjë lloj kushti, kemi bë disa herrë kërkesë për ta transferuar por ka hasur në vesh të shurdhër. jo njerëzit por edhe kafshët me i sjell këtu për kurorë ishin frikësuar. S`ka të sigurt asgjë, se as dritare as dyer kas, po e shtyj derën kjo hapet dritaret i ka të thyera krejt. askush prej Ministrisë së Drejtësisë nuk ka ardhur ende ti sheh punëtorët e vet se si punojnë këtu”, tha Rexhep Murseli, kryetar i B.L. Shemshovë

Banorët e këtij fshati, shprehen të revoltuar nga kjo gjendje, dhe kërkojnë nga politikanët që, të marrin masa ndaj kësaj gjendjeje dhe jo vetëm të kërkojnë votat.

“Duhet ajo por kush ta bëj, s’ka njerëz ta bëjnë. kur vjen veç koha e votimeve premtojmë dhe nuk bëjnë asgjë tjetër. Duhet kjo ama nuk kthejnë kokën, kur do iu vijë koha do e kthejnë kokën, tash për tash s’ka asgjë”.

“Aty duhet të bëhet rri ndërtim i objektit për ti plotësuar kushtet një zyrë e vendit ku duhet të punojnë njerëzit, sepse për momentin nuk i plotëson kushtet për zyrë. një shtetase e Serbisë erdhi të vej kurorë dhe shkaku i kushteve nuk pranoi të vej kurorë në këtë zyrë vendi”.

Të kontaktuar nga Alsat, nga Ministria e Drejtësisë, thonë se kjo zyrë së shpejti do të zhvendoset në objektin të postës. Ndryshe nga fshati Shemshovë janë dy nga ministrat e BDI-së, Abdilaqim Ademi, Ministër i arsimit dhe Zemri Qamili, Zv/ministër i punëve të brendshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button