Ndryshime në eshalonin e tretë në BDI

BDI-ja ende nuk ka deleguar kuadro të saj në postet e rezervuara për partinë e Ahmetit sa i përket drejtorëve, 3 muaj pas formimit të Qevrrisë. Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi theksoi se komisioni brenda partisë ende po shqyrton punën e drejtorëve të deritanishëm dhe emrat e mundshëm për postet qeveritare. Pritet që BDI-ja ti ndryshojë drejtorët që tashmë një kohë të gjatë udhëheqin me drejtori të caktuara, njofton Alsat-M.
 
“Është emëruar drejtori i Postave të Maqedonisë, së shpejti pritet edhe emërimi i drejtorit në Agjencinë për Investimeve të Huaja dhe Qendrën për Menaxhim me Kriza. Ajo që dua të theksoj është se ne sigurisht që do të shqyrtojmë pozicionet e drejtorive aktuale të cilat janë emëruar dhe janë në pozita të njëjta një kohë më të gjatë, për të parë efikasitetin e tyre, por edhe për të shqyrtuar mundësinë e rotacionit të drejtorive”, tha Abdilaqim Ademi, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

Përderisa BDI-ja ka lënë vendet boshe, zv/drejtorë nga radhët e VMRO-DPMNE-së ose ushtruesit e detyrës drejtorë në disa institucione, kanë shpallur konkurse për pranimin e të punësuarve të rinj, duke mos respektuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat gjatë procedurës së pranimit. Për këtë shkak është anuluar tashmë konkursi i Agjencisë për Investime të Huaja, ndërsa në 3 institucione të tjera janë hapur konkurse shtesë për pranimin e shqiptarëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë kohë ishte në qendër të kritikave, për shkak të vlerësimeve se gjatë ndarjes së kulaçit qeveritar, nuk ka arritur të marrë asnjë nga drejtoritë e rëndësishme, edhe pse para zgjedhjeve premtonte drejtori dhe agjenci me peshë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Prej momentit qe funksionari numer nje i BDI se z. Ali Ahmeni filloi te koruptohet me nuk ka fije burerije ne asnje nga funksionaret elarte te kesaj partie.
    Kjo ndodhi reflekton te ket fillimin ne vitin 2011 e ketej, qe ne esence edhe paraqet fillimin apo thellimin e problemeve te funksionimit te shqipetareve ne Maqedoni.
    Kesaj i ndihmon edhe menyra e funksionimit te PDSH se, gjegjesisht z. Menduh Thacit, i cili me siguri qe ka lidhur mareveshje me z. Ali Ahmetin, mareveshje kjo e cila ka edhe cmimin e vet (jo me pak se 5 milion euro) me te vetmen porosi qe kjo e dyta te udheheq politika te tilla qe cdo here te jete ne opozite, duke i eliminuar partite e vogla qe ishin dhe qe mund te paraqiten ne te ardhmen.
    Por kjo qe me se shumti i konvenon maqedoneve dhe sidomos klanit te N. Gruevskit eshte shume e damshme per popullin shqipetar qe jetojn ne kete qe te tjeret e quajne shtet.
    Rrinija po shperngulen e keta ende i shqyrtojne kuadrot e eshallonit te trete.
    Kto jan vetem supozime por jo te dala nga une por te percjellura nga goja e njerezve.
    Nje eshte e sigurt: populli shqiptar eshte shum durimtar, por kur ti vije te maja e hundes pelcet aq shum sa mjer per politikanet tane (Ali Ahmeti, Menduh Thaci, Musa Xhaferi, Abdylaqim Ademi, Hazbi Lika, etj.)

Back to top button