Shkolla në Batincë si llogor internimi, nxënësit boshnjak bojkotojnë mësimin

Jehona e shqetësimeve për kushtet të vështira të shkollave, veçanërisht në mjediset rurale periferike kësaj radhe i le vendin shkollës fillore “Alija Avdoviq” në Batincë të komunës së Studeniçanit.

E katandisur si një objekt me mure të çara dhe pa kushtet elementare higjieno – sanitare, rrallë kush mund të besojë së një objekt i tillë mund të shërbej si shkollë.

Shkolla ne Batince2

Dyshemetë janë të lagura, ndërsa muret të nxira dhe një kavanoz i madh jashtë në hyrje të shkollës shërben si kosh plehrash. Ndonëse është e vështirë të dallosh nëse kjo shkollë është një deponi e madhe që paraqet rrezik për shëndetin e fëmijëve në brendinë e saj fëmijët i ekspozohen lehtë të ftohtit dhe të nxehtit. Dritaret janë të thyera, dikush është kujdesur që të mbërthehen ato qoftë edhe me një copë drase, ndërkohë që dyert duken të amortizuara sikur të jenë të destinuara për të mos u mbyllur.

Shkolla ne Batince3

Fëmijët e bashkësisë etnike boshnjake, mësojnë në këtë shkollë. Prindërit kanë vendosur që fëmijët e tyre të mos i lëshojnë të  shkojnë në shkollë.

Kryetari i Këshillit prindërorë Edis Jukiq, thotë se ky hap i tyre do të jetë vërejtje për institucionet përkatëse dhe do të jenë të gatshëm që t’i ndërmarrin të gjitha masat që do të prezantohen si kërkesa të tyre.

 

Shkolla ne Batinci

Gjatë ditës së nesërme nëpërmjet një konference për shtyp, këshilli i prindërve në shkollën fillore “Alija Avdoviq” në komunën e Studeniçanit, të prezantoj kërkesat dhe njëkohësisht do të shpreh revoltën për shkak të kushteve të këqija që do të përcillet deri te kryetari i komunës dhe qeveria e Maqedonisë.

Këshilli i prindërve nga bashkësia etnike  boshnjake, ka vendosur në shenjë proteste të mos i lejojë fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë që nga e hëna.

Shkolla ne Batinci1

“Fëmijët tonë nuk mund të mësojnë sipas metodës së Kembrixhit, duke mësuar në kushte sit ë vendeve afrikane. Besojë se do ta kuptoni nevojën tonë që të tërheqim vëmendjen e publikut, kryesisht të institucioneve përkatëse, për shkak se jemi të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve për mundësinë e përhapjes së ndonjë sëmundje ngjitëse “, thotë Edis Jukiq.

Shkolla ne Batnice Shkolla ne Batince1

Lajme të ngjashme

Back to top button