Dialogu i Papës me gazetarët në avion

Shqipëria, sinjal për të gjithë botën Bashkëjetesa paqësore ndër fetare në Shqipëri është “një sinjal i mirë ndaj botës”. Kështu është shprehur Papa Françesku në prezantimin para 50 gazetarëve, të cilët e kanë ndjekur në fluturimin e tij nga Roma për në Tiranë, në këtë vizitë historike në Shqipëri.

“Shqipëria është një vend që ka vuajtur shumë”, ka nënvizuar Papa, por më pas “ka mundur të gjejë paqen pavarësisht diferencimeve të feve të ndryshme. Ky është një sinjal shumë i mirë përpara botës. Dialogu, paqja dhe ekuilibri janë në favor të qeverisjes. Kjo është diçka e mirë edhe për mua, pasi kështu njerëzit kuptojnë se çfarë bëjnë Papa dhe kishat. Iu uroj – u ka thënë gazetarëve – një ditë të kënaqshme pune dhe jo pushimi, pasi do të jetë një punë e madhe për ju, por edhe puna ka ditë të mira. Madje, mos harroni edhe të luteni për mua”.

At Lombardi, drejtor i sallës së shtypit të Vatikanit:

“At i Shenjtë, mirësevini mes nesh. Jemi të lumtur që, edhe pse udhëtimi është i shkurtër, duam t’iu dedikojmë një minutë përshëndetjeje fillestare. Këtë herë jemi plot 50, madje më shumë se kaq. Por, këtë herë përfaqësojmë 10 vende të ndryshme të botës dhe medie të ndryshme: shtyp i shkruar, agjenci, televizione, radio, fotografë etj. Kemi 6 shqiptarë mes nesh, të 3 televizioneve të ndryshme që do të ndjekin deri në detaj, si në vajtje edhe në kthim, pasi do të jenë sërish me ne, të cilët janë të interesuar të dinë përshtypjet Tuaja për këtë udhëtim. Atje Ju presin shumë vetë, të ardhur por edhe të gjithë shqiptarët, të cilët janë në festë. Atëherë Ju japim fjalën, nëse doni të thoni diçka, qoftë edhe ndonjë përshëndetje, një urim, e më pas do t’ju urojmë gjithë të mirat për këtë udhëtim”.
Përgjigja e Papës:

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj ditë të mbarë të gjithëve. Nuk do të jetë një ditë pushimi, por një ditë pune tepër e ngarkuar. Faleminderit për ndihmën tuaj, që më bën mirë, sepse kështu bota e kupton se çfarë bën Papa, çfarë bëjnë kishat, që në rastin konkret Kisha e Shqipërisë, apo jo? Ashtu siç thashë, është një vend që ka arritur të gjejë paqen pavarësisht ndryshimeve mes feve, e kjo është një gjë e mirë, një sinjal për mbarë botën. Dialogu, paqja, ky ekuilibër është në favor të qeverisjes së vendit. Ju uroj një ditë të mbarë, tepër të ngarkuar, por lutuni edhe për mua. Faleminderit”.

At Lombardi:

“Faleminderit At i Shenjtë. Do t’ju shoqërojmë dhe do të bëjmë si zakonisht, me shumë kënaqësi, detyrën tonë për t’ju shoqëruar dhe për të përhapur mesazhin Tuaj. Ditë të mbarë edhe Juve”.

Biseda është transkriptuar edhe nga faqja zyrtare e Papatit në internet.

Lajme të ngjashme

Back to top button