Rama: Papa si yll rock-u mbi bulevardin e Tiranës, bota pa Shqipërinë ndryshe

Kryeministri Edi Rama komenton vizitën e Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në Shqipëri.

Nëpërmjet një statusi të publikuar në facebook, direkt pasi Papa mbylli Meshën e shenjtë në sheshin Nënë Tereza, Rama e cilëson Papën si një yll rock-u, ndërsa Shqipërinë një vend që u pa ndryshe nga bota.

“Shi, diell, det shpresash e emocioni dhe një At i Shenjtë me impaktin e një ylli rock-u mbi bulevardin e Tiranës, ku bota pa Shqipërinë ndryshe.

Më tej Rama shkruan: “Tani që më e vështira kaloi një përqafim me mirënjohje të gjithë organizatorëve të eventit supermasiv e delikat! Flm pa asnjë përjashtim”

Rama së bashku me një kabinet ministror e përfaqësues të Kishës Katolike e pritën Papën të parët në aeroportin e Rinasit. Kreu i qeverisë i dhuroi pak minuta pas pritjes edhe kupën me dheun e tokës shqiptare, një dhuratë simbolike kjo që mbante mbishkrimin: “Shenjtërisë së Tij, Papës Françesku, me lutjen e zjarrtë që duke bekuar këtë grusht dhe, nga trualli që shkeli në këtë ditë, të shtrijë mirësinë e Zotit mbi të gjithë vendin e shqiptarëve”. (BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button