fbpx

Inzagi: Bravo për Milanin, Juventusi është superior

Milani pësoi humbjen e parë këtë edicion në shtëpi, duke u mposhtur nga Juventusi. E pavarësisht kësaj humbje, trajneri i rossonerëve, Pippo Inzaghi, nuk ndjehet i dëshpëruar me humbjen.
Italiani shprehet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, duke shtuar s’e kishin të bënin me kampionët e Serie A.

“Nuk jam aspak i nervozuar me humbjen, pasi që aty pashë disa gjëra pozitive”, deklaroi Inzaghi.
“Ne luajtëm shumë mirë kundër një skuadër që dominim futbollin italian viteve të fundit, ne duhet të jemi krenarë me paraqitjen tonë”, shtoi Inzaghi.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close