Santiago Bernabeu do të bëhet Abu Dabi?

Ekipit të Real Madridit i janë ofruar 500 milionë euro që stadiumin e tyre në Madrid ta quajnë “Abu Dabi” duke ndryshuar emrin nga ai që mban tani “Santiago Bernabeu”.

Sipas gazetës së njohur “Marca” marrëveshja mes sheikëve të pasur të Abu Dabit përfshin shuma marramendëse, gjegjësisht, për 20 vite me radhë, Real Madrid do të merr 25 milionë euro në vit.

Santiago Bernabeu1

Sipas po të njëjtit burim, shuma e ofruar është me rëndësi kyçe për klubin i cili sipas njoftimeve të fundit ka borxh mbi 600 milion euro.

“Marca” shkruan se negociatat për këtë çështje kanë filluar ndërsa presidenti i klubit, Florentino Perez, në një paraqitje publike ka folur për nevojën e stadiumit të ketë sponsor të ri duke pasur shumë kujdes që mos ta përmend emrin e tanishëm të stadiumit.

Lajme të ngjashme

Back to top button