Vizita e Papës në Shqipëri ndiqet me vëmendje nga mediet e huaja

Vizita e Papës në Shqipëri, është një nga zhvillimet më të rëndësishme në rajon e më gjerë, që po ndiqet dhe po monitorohet në mbarë botën. Mediet italiane kanë qenë të parat që kanë raportuar mbi vizitën dhe deklaratën që Papa ka thënë për gazetarët gjatë fluturimit nga Roma drejt Tiranës.

“Shqipëria është një vend që ka vuajtur shumë, por që më pas ka arritur të gjejë paqen ndërmjet besimeve të ndryshme. Kjo është një ëndërr e bukur për botën. Dialogu dhe paqja janë ekuilibër në favor të qeverisjes”, ka thënë Papa, transmeton Shekulli.

Mediet fqinje raportuan gjithashtu se Papa Françesku gjatë kalimit të tij është pritur nga një numër i madh njerëzish përgjatë rrugëve të dekoruara me flamujt e Vatikanit dhe ata shqiptarë.

Ato kanë vënë në dukje se një klimë e hareshme e ka pritur Papën në një vend me shumicë myslimane dhe ku katolikët përbëjnë 15% të popullsisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button