VMRO-DPMNE: Nuk do të pranojmë asnjëherë kërkesën e LSDM-së, për qeveri teknike

Nuk ka vonuar përgjigjja e VMRO-DPMNE-së në lidhje me reagimin e LSDM-së që pasoi një intervistë të kryeministrit Nikola Gruevski për televizionin Kanal 5.

Në reagimin me shkrim, partia e kryeministrit thotë qartas se nuk do të pranojë as tani dhe as në të ardhmen kërkesën e LSDM-së për formimin e qeverisë teknike.

VMRO-DPMNE thotë se LSDM ka humbur me 200 mijë vota diferencë, ndërsa i vlerëson të pabaza kritikat për “organizimin kriminal të zgjedhjeve parlamentare”.

“Në këto zgjedhje shkuam me një ligj më të mirë sesa ai i vitit 2006, kur VMRO-DPMNE fitoi edhe pse ishte opozitë. Atëherë, as ligji i zgjedhjeve, as raporti i partisë me pushtetin, as mediet nuk ishin në favor të opozitës. Përkundrazi, e gjitha ishte si mos më keq. Por atëherë VMRO-DPMNE nuk kërkoi qeveri teknike para se të mbahen zgjedhjet. Kërkoi mbështetjen e qytetarëve, me program real dhe ofertë të mirë kadrovike”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button