Gjithsej 200 thirrje telefonike për këshilla mjekësore

Gjithsej 200 thirrje telefonike janë regjistruar gjatë dy ditëve të fundit, në numrin falas për këshilla mjekësore “Alo, doktor”.

Sipas autoriteteve, në numrin 15-123, nga 19 shtatori deri 20 shtator, ora 22, janë realizuar 200 telefonat nga qytetarë me shqetësime shëndetësore.

Shumica e telefonatave kanë pasur të bëjnë me rritje temperature dhe simptoma respiratorë dhe kardiovaskulare, si pasojë e ndryshimeve atmosferike.

Gjatë komunikimit telefonik, të gjithë qytetarët kanë marrë këshillat e duhura, ndërsa në dy raste mjekët specialistë kanë këshilluar thirrjen e Ndihmës së Shpejtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button