LSDM i bën thirrje Gruevskit të mos mendojë vetëm për interesat e veta

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë reagoi sot ndaj intervistës së kryeministrit Nikola Gruevski, dhënë dje për televizionin Kanal 5.

Ky i fundit tha se LSDM duhet të rishikojë vendimin për bojkotimin e Kuvendit dhe të nisë të kujdeset për interesat e qytetarëve dhe jo thjesht, siç tha ai, për interesat e disa individëve.

Kjo deklaratë e kryeministrit ka sjellë sot reagimin e LSDM-së, ku thuhet se janë ai dhe partia e tij kreatorët e zgjedhjeve kriminale, ndaj dhe kjo parti e quan të pamundur shmangia e përgjegjësisë.

“I bëjmë thirrje Nikola Gruevski të pushojë së menduari vetëm për interesat e veta, me çka po dëmton qytetarët dhe shtetin, të gjejë guximin dhe të pranojë bisedime për të gjitha 5 temat që propozon LSDM dhe partnerët e koalicionit, si mundësi për daljen nga kriza politike”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Kjo parti rikujton vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, dhe thotë se dihet mirëfilli përgjegjësia që kanë kryeministri dhe VMRO-DPMNE.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button