Mc Kresha ironizon tifozët shqiptarë

Reperi i njohur kosovar, Mc Kresha, dihet që është edhe një simpatizues i madh i futbollit ndërkombëtar. Kurse sa i përket futbollit shqiptar, reperi duket se nuk e ka shumë në qejf. Madje përmes një statusi në rrjetin social ‘Twitter’, Kresha i ironizon tifozët e futbollit shqiptar, transmeton Tribuna.

“A e kini vërejt qysh e dijm futbollin na Shqiptart, n’stadiumet tona janë mesatarisht 500 veta në ndeshje 480 prej tyne jon eksperta :p #LLoqi” ishte shkrimi i reperit. Kresha nuk ka shumë kohë që është rikthyer në këtë rrjet dhe kthimin e tij ai po e bënë me statuse, siç është edhe ky me futbollin shqiptar

Lajme të ngjashme

Back to top button