Deri në mesnatë nuk ka tren për Greqi

Qarkullimi hekurudhor mes Maqedonisë dhe Greqisë sot është ndërprerë për shkak të grevës së të punësuarve në transportin publik grek.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se qarkullimi do të ndërpritet deri në orën 24.
Në Greqi sot mbahet grevë e përgjithshme, në prag të votimit të nesërm në Parlament për pako-ligjet për revizionin e sektorit shtetëror, që është kusht për vazhdimin e ndihmës financiare nga kreditorët ndërkombëtar.

Bashkangjithje ndaj grevës së sotme paralajmëruan edhe të punësuarit në hekurudhë, në qarkullimin hekurudhor periferik athinas dhe pjesërisht në metro transportin. 

Lajme të ngjashme

Back to top button